×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Dyshohet se vodhën ari në një shtëpi në Mitrovicë, Policia arreston katër të mitur

    Reporteri
    18 Prill 2025 | 14:20

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje dhe të mërkurën ka identifikuar dhe arrestuar katër të mitur të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se arrestimi i tyre është bërë duke u bazuar në dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara nga teknikët e kriminalistikës se me datën 03.04.2025,në rrugën, Çamëria” në Mitrovicë, kanë hyrë në një shtëpi me forcë dhe kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme të arit.

    “Pas intervistimit dhe veprimeve tjera procedurale, me urdhër të prokurorit të rastit të gjithë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet janë duke vazhduar për gjetjen e provave materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!