×
  • Lajme
  • Lajme

    E bëri gruan për spital, arrestohet 83-vjeçari në Shtime

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 16:43

    Një 83-vjeçar është arrestuar në Shtime për dhunë në familje.

    Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot rrethë orës 14:30 në rrugën ‘‘Komandant Kumanova’’ në Shtime.

    “Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.A (M/K) i moshës 83 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij , me inicialet S.A ( F/K) e moshës 72 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e policës.

    Policia gjithashtu ka bërë të ditur se për këtë e njëjta ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.

    Më tej thuhet se, Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve- Sektori i Dhunës në Familje ,me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!