Gazetarja dhe redaktorja e RTK’së, Pranvera Munishi i ka reaguar Ushtrueses së detyrës së Kryeredaktores së RTK’së, Leonora Bërbatovci, e cila u kërkoi ballafaqim gazetarëve që u distancuan nga shkrimi që publikoi ky medium nga një gazetë boshnjake, ku atakoheshin dy mediume në vend.
Munishi e ka pyetur Bërbatovcin se për çfarë të ballafaqohen publikisht, meqë nuk janë palë në këtë rast, shkruan Reporteri.net.
“Problemi nuk zgjidhet duke dialogu neper studio televizive te mediumeve te tjera. Problemi zgjidhet duke pranuar edhe leshimet por duke u zotuar bashkarisht se do t’i bejme balle secilit presion qe vije ne adrese te shtepise tone mediale. Te gjithe jemi deshmitare se edhe ne te kaluaren kemi protestuar, madje vetem se eshte kerkuar nderhyrje ne radhitjen hierarkike te lajmit.
Duke te njohur mire, thelle jam e bindur qe je e vetedijshme per shkeljen profesionale qe eshte bere ate nate, prandaj une jam distancuar, pasi qe me dhjetra here si pergjegjese editoriale kam refuzuar te identifikohem me lajme te cilat i ka gatuar politika”, ka shkruar Munishi.
Në fund, Munishi ka thënë se janë “kaperthyer nga hienat te cilet vec te miren nuk ja dojne RTK-se”.