×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme, fëmija që vdiq sot në Fushë Kosovë ishte jetim

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 0:02

    Një djalosh 13 vjeçar është gjetur sot i vdekur në Fushë Kosovë.


    Ai është parë pa shenja jete në rrugën “Xhemajl Mustafa”.

    Indeksonline ka mësuar që 13 vjeçari i vdekur ishte jetim. Inicialet e tij ishin K.I.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për Reporteri.net ka konfirmuar vdekjen e të miturit.

    “Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, ne rrugën Xhemajl Mustafa ne Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimes mashkull (i mitur)” ka thënë Ahmeti.

    Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!