×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete një i mitur në Fushë Kosovë

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 19:23

    Një i mitur është gjetur i vdekur në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

    “Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’ në Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrirë.
    Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull (i mitur)”, ka deklaruar Ahmeti për Reporteri.net.

    Ajo më tej thotë se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!