×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon Abidxhiku: LDK qëndron në sallë për votimin e Vjosa Osmanit presidente

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 14:20

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se do të qëndrojnë në sallë ditën kur do të votohet presidenti i ri i Kosovës, shkruan Reporteri.net.


    Abdixhiku ka thënë se kanë vendosur që të respektojnë nevojën e qytetarëve për stabilitet politik.

    Ai është shprehur se Kryesia e LDK-së ka marrë vendim me shumicë votash që kjo parti të qëndrojë në sallë ditën kur Osmani të votohet për presidente.

    Kreu i LDK-së ka thënë se pret nga deputetët e tij që ta respektojnë këtë vendim.

    “Po bëhen një muaj e gjysmë që nga përfundimi i zgjedhjeve e nga procesi ku kam marrë detyrën e udhëheqjes së LDK-së. Sot jam përfshirë në procesin diskutues të zgjedhjes së presidentes. Jam përfshirë me vetëdije me qëllime të mira dhe kam dashur që LDK të ketë zërin e vet. Në këtë kohë kam dëgjuar zëra se LDK duhet të qëndroj anash e në indiferencë. Në politikë as unë e as kolegët e mi nuk jemi për të marrë vendime të lehta. Jemi për të dhënë zgjidhje edhe kur ato duken të paarritshme. Me forcën politike që kemi kam pasur dy mundësi. Të zgjedh obstruksionin dhe të pengojmë shumicën të marrë vendim ose të jemi pjesë e zhvillimeve duke respektuar nevojën e qytetarëve për stabilitet politik. Kemi zgjedhur të dytën.

    Është njeriu që e bën presidentin jo një letër. E shkuara na ka mësuar ndryshe. Këto biseda ua kam treguar anëtarëve të Kryesisë. Të gjithë bashkërisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione, që LDK do të marrë pjesë në votim për presidentin e vendit. Ky është vendim i Kryesisë. Ua kam kumtuar këtë vendim deputetëve të VV-së, dhe pres që secili ta respektojë këtë vendim”, është shprehur ai. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!