Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Lluzhanë të Podujevës, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.
Lajmin për Reporterin, e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Polica e Kosovës. Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
“Sot, më 15.11.2019 rreth orës 14:11, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Lluzhanë në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfikësve. Në orën 14:30 kemi pranuar një konfirmim nga njësitë në vendin e ngjarjes se me konfirmim të mjekut kujdestar një person ka ndërruar jetë dhe dy persona të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka konfirmuar Krasniqi për Reporterin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.