Muaj më parë, në Shalë Bajgorës ishte asfaltuar një rrugë.
Ky shtrimi i rrugës kishte gëzuar edhe banorët e kësaj pjese pasi, ua kishte lehtësuar jetën.
Mirëpo, kur ka kaluar pak kohë, ajo sot është shembur në masë shumë të madhe, duke bartuar edhe gypat poshtë luginës, shkruan Reporteri.net.
Reshjet e shiu dhe borës duket të kenë ndikuar në rrëshqitjen e sheut dhe shembjen e asfaltit të ri.
Qytetarët e Kosovës vazhdimisht janë ankuar për kualitetin e dobët të rrugëve.
Ndryshe, muaj më parë edhe një pjesë e magjistrales Mitrovicë-Prishtinë është shembur, pikërisht për shkak të kualitetit të dobët.