×
  • Lajme
  • Lajme

    E moshuara revoltohet pas pritjes te “1 tetori”, kërkon që vaksinimi t’i bëhet në shtëpi

    Reporteri
    17 Maj 2021 | 8:34

    Një grua e moshuar është deklaruar për pakënaqësitë që po ndodhin pas pritjeve te salla“1 Tetori”, ku edhe po bëhet vaksinimi i personave mbi 65-vjeç.


    Ajo u deklarua për problemet e njëpasnjëshme që ka hasur gjatë këtyre ditëve për t’u vaksinuar me vaksinën kundër virusit korona, në një lidhje direkte në emisionin #gjesi në T7.

    “Unë kam qenë para 4-5 ditëve ktu, ata nuk më dhanë asnjë informatë, a duhet me marrë numër, a duhet konfirmim që po thonë, asgjë. Kur erdha, më thanë që ki me pritë kot apet duhet me apliku”, u shpreh një e moshuar.

    Madje, sipas saj probleme të tilla nuk do duhej të ndodhnin, pasi ajo është e vetme në shtëpi dhe ka sëmundje tjera shoqëruese, të cilës ia pamundësojnë lëvizjet e shpeshta jashtë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!