×
  • Lajme
  • Lajme

    E pazakontë: Një person sulmon me stupc autobusin urban të Prishtinës

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 16:26

    Ndërsa nuk janë të pakta rastet kur për shkak të një parking personat rrahen mes vete, sot ka ndodhur një ngjarje jo e zakontë në Prishtinë.


    Një autobus urban ndërsa ishte duke qarkulluar në qytet i ka zënë rrugën një personi që ishte duke vozitur motorrin, me ç’rast ky i fundit i revoltuar për këtë ka sulmuar me shifër druri (stupc) autobusin duke thyer xhamin e përparmë, shkruan Reporteri.net.

    Duke parë se situata po dilte jashtë kontrollit udhëtarët që kanë qenë duke udhëtuar në autobusin në fjalë kanë dale me vrap dhe kanë ikur.

    Policia e Kosovës e ka arrestuar personin që ka sulmuar autobusin.

    Reporteri.net ka siguruar foto nga ky rast, ku shihet xhami i thyer i autobusit dhe policia në vendin e ngjarjes. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!