Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyre ka marrë lëndime trupore pasi ndërhyri për të ndalur një konflikt ndërmjet disa qytetarëve.
Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicën Veriore, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Njoftimi i Policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Mitrovicë Veri, 09.10.2021 – 22:00. Është raportuar një përleshje mes disa personave, aty ka intervenuar një zyrtar policor mashkull kosovar, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe gjatë ndërhyrjes ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor. Një i dyshuar i mitur është intervistuar dhe me konsultim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.