×
  • Lajme
  • Lajme

    E quajti këngëtar, Isa Mustafa i reagon Përparim Ramës

    Reporteri
    26 Dhjetor 2021 | 13:08

    Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka porositur kryetarin e ri të Prishtinës që të fillojë të punojë, pasi ky i fundit ka pyetur me shaka se “Cili është Isa Mustafa?”.

    Pasi e pa videon, Mustafa tha se Përparim Rama është në ‘muajin e mjaltit’.

    “Është në muajin e mjaltit. Le të fillojë të punojë”, tha Mustafa për Express, duke komentuar deklaratën e Ramës.

    Rama më 7 dhjetor e ka marrë detyrën e kryetarit të komunës më të rëndësishme në vend.

    Kryetarit të Prishtinës iu përmend ish-kryetari i LDK-së në emisionin Oxygen, që u transmetua të shtunën.

    “Cili, cili është? Niva që është njëfarë këngëtari, qashtu e ka emrin”, tha Rama duke qeshur.

    Ai shtoi se “shefi jem është qytetari i Prishtinës”.

    Si kryetar, Rama tha se u ka borxh vetëm qytetarëve, ndërsa për këtë deklaratë, moderatori i emisionit, Besim Dina ia dhuroi një përqafim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!