Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Lluga të Podujevës.
Viktima që po lëvizte me biçikletë u godit për vdekje nga një automjet.
Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse rajonale e policisë në Prishtinë.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”.
“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku”, ka deklaruar ajo. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.