Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeç.
Në stacionin policor në Istog janë paraqitur çifti, duke deklaruar se janë duke bashkëjetuar edhe përkundër pëlqimit të prindërve të vajzës.
“Istog 03.01.2021 – 21:00. Janë paraqitur në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femër kosovare të cilët kanë deklaruar se janë duke bashkëjetuar edhe përkundër pëlqimit të prindërve të viktimës”, thuhet në raport, shkruan Reporteri.net.
Policia më tej thotë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima pas intervistimit të dërgohet tek prindërit e saj.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.