×
  • Lajme
  • Lajme

    E thotë kryeministri: Ekziston një mafi e cila ka blerë energji për Kosovën qe 20 vjet

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 16:28

    Në seancën ku në interpelancë është ministri i Zhvillimit Ekomomik, për projektin “Kosova e Re” kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë vetëm konsumator, shkruan Reporteri.net.


    Ai ka thënë se nëse Kosova vazhdon me ble energji, ajo duhet të bëhet te vendi më i afërt, që është Serbia.

    “Nuk i bjen kërkush 1 milardë e 300 milionë dollarë veç për hatër tëndin, po i bjen po ashtu me fitu investitori. Nëse vazhdojmë ne me ble energji, dhe pas tre vitesh ku kemi me ble, kanë me ta jep për atij që është më afër teje, e ai më afër e dini kush është”, tha ai.

    Haradinaj ka thënë se nuk është në interes të Kosovës të jetë vetëm konsumator.

    “A është interes i Kosovës me vazhdu me qenë vetëm konsumator, pse edhe ne mos me qenë njëfarë adrese e energjisë në rajon. Unë jam i vetëdijshëm që investitori nuk ka ardh për bamirësi, por çka po ndodh me ne, unë e di po ashtu që ekziston një mafi e energjisë e cila ka blerë energji për Kosovën qe 20 vjet” , tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!