Në mbledhjen e sotme të Qeverisë ku u diskutua për punën 100 ditore, kryeministri Kurti ndër të tjera përmendi edhe rrëzimin e qeverisë nga ana e ish partnerit të tij, LDK-së.
Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar dy ministra nga LDK. Fillimisht ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami kërkoi nga Kurti që të lihen të lirë ta bëjnë punën e tyre. Ajo tha se ministrat e LDK-së nuk mund të jenë të mirë nëse ai konsideron se janë pjesë e një regjimi të vjetër, shkruan Reporteri.
Pas Bajramit ka reaguar edhe ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.
Ai tha se bashkë me ministrat e tjerë të LDK ndihet i ofenduar me fjalimin e kryeministrit Kurti.
“Ne, një pjesë e madhe e kabinetit, përfaqësojmë një kulturë dhe forcë politike me krenari, pra LDK-në. Cdo lavdatë për punën tonë është lavdatë për LDK-në, dhe cdo fyerje ndaj LDK-së, është edhe fyerje ndaj nesh. Unë u ndiva i ofenduar nga pjesa e fjalimit që ofendoi LDK-në. Përderisa përfaqësojmë qeverinë e Kosovës, përfaqësojmë cdo qytetar. Ndoshta kjo është pjesë e kulturës tonë partiake”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.