×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Gëzim Kelmendi i reagon Kurtit për 1000 testet, thotë se e bëri Serbinë shpëtimtare të Kosovës

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 19:02

    Edhe kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, i ka reaguar Kurtit për 1000 testet e pranuara nga Serbia.


    Sipas Kelmendit, atë që Kurti i dhuroi Serbisë për 1 natë, nuk ka mundur tërë bota ta bëjë qe 20 vite dhe se kryeministri në detyrë e ka bërë Serbinë “shtet human”, shkruan Repoteri.net

    Kelemendit thoë se simpatizantët e Kurtit po e fyejn këtë të fundit, por ai nuk mundi të qëndroj i qetë deri sa nuk i shkroi këto fjalë.

    “Edhe pse simpatizantët tuaj po më fyejnë dhe shajnë, por gjaku i mijëra dëshmorëve dhe nderi i motrave shqiptare nuk më la të qetë, nuk më la të heshti”, ka shkruar Kelmendi.

    Postimi i plotë:

    Bravo kryeministër Kurti, e bëre Serbnë ” shpëtimtare e Kosovës”!

    Kryeministër Kurti, atë çka i dhurove Serbisë për 1 natë, nuk ka mundur tërë bota ta bëjë qe 20 vite.

    Serbinë e bëre “shtet human që po e ndihmon Kosovën”.

    Mbi 10 mijë të vrarë, mbi 20 mijë femra të dhunuara nga regjimi i Serbisë, mbi 1 mijë trupa të zhdukur që ende nuk po i kthen Serbia, bota sot i harroj.
    Bota sot është e bombarduar nga lajmet se si Serbia po e ndihmon Kosovën kundër COVID-19 me 1000 teste.

    Edhe pse simpatizantët tuaj po më fyejnë dhe shajnë, por gjaku i mijëra dëshmorëve dhe nderi i motrave shqiptare nuk më la të qetë, nuk më la të heshti.
    Më së paku çka munda të bëj është të shkruaj në këto çaste.

    ZOTI është Madh.
    O ZOT ndihmoje popullin dhe shtetin tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!