×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë kalon në mësim online

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 19:22

    Nga nesër me datë 2 nëntor Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë nga mësimi i rregullt kalon në mësim online.


    Në njoftim bëhet e ditur fillimisht mësimi online do të mbahet deri më datën 06 nëntor.

    Njoftimi i plotë:

    Nga nesër me dt. 02/11/2020 sipas rekomandimeve nga IKSHPK kalojmë në mësim nga distanca (online).

    Orari për aplikime të zhvillimit të mësimit është orari zyrtar i dt 14/09/2020 ( kur ka filluar viti i ri shkollor)

    Për mësimdhënësit mësimi online organizohet nga shtëpia nga dt.02/11/2020 deri me dt.06/11/2020 sepse jemi në fazën finale të rregullimit të internetit në çdo klasë dhe shpresojmë që nga dt.09/11/2020 që të gjitha klasët do të pajisen me internet dhe mësimdhënësit kthehen nga shkolla për mbajtjen e mësimit.

    Ora zgjatë 30 minuta sipas rekomandimeve të MASH.

    Mbesim fuqishëm të përkushtuar që të ndjekim ritmin e filluar dhe të përmbushim obligimet që kemi.

    Ruajeni shëndetin!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!