×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi

    Edhe Kurti do të marrë pjesë në takimin me Presidenten

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 17:24

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani për të enjten, lidhur me ngërçin e krijuar.

    Pjesëmarrjen e Kurtit në këtë takim e ka konfirmuar për Reporteri.net, këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina.

    “Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani”, ka thënë ai.

    Kupina, ka konfirmuar dje se nga 15 maji, Osmani do të fillojë konsultimet.

    “Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, ka deklaruar Kupina.

    Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe nga PDK, LDK dhe AAK.

    E pas këtij takimi, ndaras nga shefat e partive shqiptare, e para e vendit i ka thirrur në takim të përbashkët edhe përfaqësuesit e partive minoritare.

    Ndryshe, sot ka dështuar përpjekja e 15’të për konstituimin e Kuvendit.

    Përpjekja e parë është bërë më 15 prill. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për Kryetare Kuvendi Albulena Haxhiun, emër që po kundërshtohet nga partitë tjera.

    PDK dhe AAK i kanë kërkur disa herë VV’së që ta ndërrojë kandidaten, duke dhënë edhe emra që do të mund t’i votonin, por nga partia e parë s’kanë lëvizur.

    LDK ndërkohë ka thënë se nuk e voton asnjë propozim të kësaj partie.

    Për të dalë nga ngërçi i krijuar, një propozim është bërë javën e kaluar nga kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku. Ai ka propozuar krijimin e një qeverie të tranzicionit, deri në zgjedhjen e Presidentit./Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!