Edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj po qëndron në Washington DC, ku ka zhvilluar takime me kongresmenët Lisa McClain, Ritchie Torres e Jim Himes.
Përmes një postimi në Facebook, Reshitaj ka thënë se nga ata ka kërkuar që SHBA’të të jenë pranë Kosovës edhe në procesin e përmbylljes së dialogut me Serbinë.
“Zhvillimet aktuale politike në vend, çështjet ekonomike, përspektiva e të rinjve dhe liria e levizjes së tyre në vendet tjera, mirëqenia e qytetarëve, dialogu me serbinë ishin temat për të cilat shkëmbyem pikëpamje.
Nga kongresistët ndër të tjera kërkova që SHBA ashtu si na kanë përkrahur në secilën fazë të shtetndërtimit të jenë pranë nesh edhe tani në procesin e përmbylljes së dialogut me Serbinë. Kënaqësi të dëgjosh gatishmërinë e kongresistëve për vazhdimin e mbështetjes nga SHBA në forcimin e institucioneve të Kosoves”, ka shkruar Reshitaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.