×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një kadet nga Kosova i bashkohet Akademisë Ushtarake West Point në SHBA

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 12:28

    Andrin Vuthaj kadet në Forcën e Sigurisë së Kosovës, është përzgjedhur për të qenë pjesë e Akademisë Ushtarake West Point në SHBA.


    Për përzgjedhjen e tij ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës uron kadetin Andrin Vuthaj për përzgjedhjen e tij në Akademinë Ushtarake West Point klasa 2024.Kjo është edhe një histori tjetër suksesi në FSK, duke theksuar edhe një herë bashkëpunimin e madh që ka FSK-ja me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ne i dëshirojmë kadetit tonë gjitha të mirat dhe suksese në ketë sfidë të re në Akademitë më prestigjioze në botë. Gjithashtu Andrinit i dëshirojmë të bëhet oficer i suksesshëm dhe me të ardhme të ndritur si pjesëtarë i FSK-së “, thuhet në njoftim.

    Më tej në njoftim shprehet edhe një falënderim i veçantë për Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë për mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive të FSK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!