×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një shans për NISMA’n, PZAP kërkon të anulohen votat nga Serbia dhe të rinumërohen rreth 1500 vendvotime

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 14:42

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa–PZAP-i, ka vendosur për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të cilët janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.


    Paneli lidhur me ankesat ka vendosur si në vijim: PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.

    Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma–AKR–PD, ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

    23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara.25 ankesa janë refuzuar të pabazuara.

    1 ankesë konstatohet e tërhequr.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!