×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Peja del nga karantina

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 18:13

    Komuna e Pejës ka dalur nga karantina të marten, ka vendosur Ministria në detyrë e Shëndetësisë.


    Vendimi për heqjen e karantinës është bërë i ditur pasditen e së martës.

    “Shfuqizohet vendimi i Ministrit në detyrë të Shëndetësisë Nr.330/ IV/ 2020 i datës 24.04.2020… me të cilin Komuna e Pejës është shpallur zonë karantine”, shkruan në të.

    Komuna e Pejës ishte vënë në karantinë më 24 prill, shkaku i numrit të madh të rasteve të të infektuarve me coronavirus.

    Deri më tani nga karantina janë dalë Prishtina, Prizreni, Mitrovica e Veriut, Ferizaj, Suhareka, Klina, Vitia dhe Malisheva. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!