×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe punëtorët teknikë të shkollave do të përfitojnë nga 100 euro shtesë

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 17:23

    Kryetari i Sindikatës të Pavarur të sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi me bashkëpunëtorë u prit ne takim nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.


    Temë esenciale ishte stimulimi me nga 100 euro për muajin shkurt dhe mars 2021 për punëtorët teknikë që punojnë në shkollat e fillore dhe të mesme në Kosovë.

    Nga ministrja Nagavci kërkesat e sindikatës ishin të arsyeshme dhe ajo u shpreh se do të mbështesë këto kërkesa.

    “Gjatë fjalimit ministrja Nagavci propozoi që kërkesa për mbështetje financiare të adresohet tek Kryeministri i Kosovës, dhe e cila garantoi se do ta kemi mbështetjen e saj ne Qeverinë e Kosovës , dhe u pajtuam se çdo rritje apo stimulim që do të bëhet nga Ministria e Arsimit për punonjësit te cilët janë në listat e pagave te shtetit ashtu do te jetë edhe për punëtorët teknikë staf i cili kryen shërbimet brenda institucioneve arsimore, që nga dita e sotme. Mbeti që ne takimet e ardhshme te diskutohet për pagat shumë te ulëta të kësaj kategorie”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!