×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe sot ngrohtë e me diell, nga nesër ulen temperaturat

    Reporteri
    14 Mars 2023 | 7:09

    Mot më i ngrohtë do të mbretërojë ditën e martë, kryesisht me diell, por dhe vransira kalimtare gjatë ditës. Temperaturat minimale zbresin në -2 e 1C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 15C e 17C.

    Ditën e mërkurë sërish pritet përkeqësim i motit, me të reshura shiu që nga orët e para të ditës, njofton Prishtina Weather.

    Më vonë pasdite, me rënie të temperaturës, priten edhe të reshura bore, që vende-vende mund të vazhdojnë deri të enjten në mëngjes.

    Temperaturat në rënie edhe deri në 5C maksimalet ditën e enjte. Fundjava pritet të ketë më shumë kthjellime dhe rritje të temperaturave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!