×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama vazhdon eksperimentin, këto rrugë do të jenë njëkahëshe sot dhe nesër në Prishtinë

    Reporteri
    21 Maj 2022 | 7:26

    Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se më 21 dhe 22 maj nga ora 06:00 deri në 23:40 do të vazhdojë testimi i dytë i shndërrimit të unazës qendrore të qytetit në qarkore njëkahëshe.

    Sipas njoftimin, në njëkahore do të shndërrohet pesë rrugë në qendër të qytetit.

    “Qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve :

    – Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.

    – Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia

    – Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

    – Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

    – Rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit”, thuhet në njoftimin e komunës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!