Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i freskët. Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas tyre, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në vende të kufizuara reshjet do të jenë në formë stuhie dhe me mundësi për reshje breshëri.
Ndërkaq të enjten moti do të jetë më i qetë i shoqëruar me kthjellime dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë herë–herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-12m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.