Ish-shefja e ekipit negociator në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar ashpër presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili nga Beogradi dërgoi mesazhe të qarta në drejtim të Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se Macron u shit për 12 aeroplanë për të shitur Serbisë.
Sipas saj, presidenti francez e sheh Serbinë proruse si properëndimore.
“Macroni u shit per 12 aeroplan te shitur Serbise – madje u be alkimist serbine proruse po e sheh properendimore”, shkroi ajo.
Macron dje në Beograd përmendi dialogun Kosovë-Serbi, ku theksoi nevojën e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, si the themelimin e asociacionit.
Kjo deklaratë ngjalli shumë reagime në opinionin publik në Kosovë.