Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, në seancën plenare ka kërkuar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, të hapë thirrjen për dhënien e granteve për bujqit.
Ajo ka thënë se qeveria Kurti duhet të marrë me seriozitet punën e bujqëve.
Bytyqi tha se dhënja e granteve në formë të rregullt çdo vit është realizuar në shkurt dhe mars, afati i shqyrtimeve është dyzetë e pesë ditë dhe i bie që bujqit tani bëjnë heqjen e perimeve dhe po ashtu duke llogaritur edhe kohën e fshierjeve bujqit humbin edhe këtë afat.
Fjalimi i saj i plotë:
Të nderuar deputet
I nderuar Kryetar
Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës
Nga takimet me disa fermer dhe nga pranimi i shumë ankesave nga ana tyre, se përveç dëmeve dhe ngadalësimit të procesit të punës për shkak të Pandemisë Covid 19 ata po përballen edhe me shumë probleme dhe barriera të tjera nga Qeverisja e tanishme.
Dhe unë si përfaqësuese e popullit kërkoj nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe Qeveria Kurti të merr me seriozitet punën e bujqve dhe ndihmesat e tyre.
Ministër dua të theksoj se dhënia e grandeve në formë të rregullt çdo vit është realizuar gjatë muajit shkurt dhe mars, afati i shqyrtimit të aplikimeve është 45 ditë dhe i bije që bujqit tani e bëjnë heqjen e perimeve dhe po ashtu duke llogaritur kohën e fshirjeve bujqit humbin dhe këtë afat. Ministër kjo gjë e bërë më pahir nga ana juaj po i dëmton rënd bujqit në vendin tonë.
Po ashtu Faza e aplikimit për fazën e dytë të aplikimit për grande është mbyll me 01.03.2021 dhe me udhëzues administrative Ministria obligohet që brenda 90 dite t`iu kthej përgjigje fermerëve dhe tani kanë kaluar 115 ditë dhe nuk janë vlerësuar ende, me këto vonesa nga ana e Ministrisë po dëmtohen bujqit drejtpërdrejtë dhe po kanë ngecje në punët e tyre, kërkoj nga ju një përgjigje lidhur me këtë ndalesë dhe të ja filloni sa më shpejtë shqyrtimin e tyre në mënyrë që bujqit të nxënë afatet bujqësore të përgatitjeve sipas stinëve.
Parregullsi të mëdha po hasim edhe në vlerësimet e dëmeve bujqësore si për shembull: Komisionet, vlerësimin e dëmeve të vreshtave po e llogarisin për një hektarë vetëm 5000 kg rrush dhe ju mund të pyesni cilin do ekspert dhe do të merrni përgjigjen se rendimentet mesatare te prodhimit për një hektarë rrush janë mesatarisht 17,000 kg dhe jo 5000 kg siç po e konstatojnë komisioni pa asnjë bazë. Prandaj nuk duhet të kursenin në këto forma sepse kjo do të zbeh edhe më shumë vullnetin e bujqve për tu marrë me veprimtari të tilla.
E ajo që presin bujqit dhe që aq shumë u është premtuar janë sigurimet bujqësore. Bujqit janë lodhur nga kjo gjë, duke pritur me vite të tëra dhe duke kaluar në dhjetëra komisione e gjykata lëndët e tyre për dëmshpërblime bujqësore. Fatkeqësitë e ndryshme të shkaktuara nga njeriu duke përfshirë edhe ato natyrore janë të pa shmangshme andaj edhe sigurimet bujqësore duhet të bëhen sa më parë.
Të gjithë ne duhet të dimë rendësin e bujqësisë për vendin tonë dhe kjo duhet të na shtyjë të bëjmë më të lehtë punën e bujqve në mënyrë që të përmisojmë edhe ekonominë në vend, me sa më shumë produkte tona bujqësore dhe po ashtu të rrisim edhe exportin e shumë rendimenteve që mund të kultivohen në vendin tonë.
Edhe një herë si përfaqësuese e popullit kërkoj nga ju që sa më parë të filloni me punët për pikat e lartë theksuara në mënyrë që bujqit të mos dëmtohen edhe më shumë.
Ju faleminderit.