×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Banorët e Gushavcit të Mitrovicës: Nuk e paguajnë rrymën, pa e paguar edhe serbët e veriut

    Reporteri
    30 Janar 2022 | 21:29

    Banorët e fshatit Gushavc të Mitrovicës, të dielën, mbajtën një takim të jashtëzakonshëm.

    Shkak u bë një dokument, i cili u erdhi si njoftim se të njëjtit do të detyrohen që të fillojnë të paguajnë energjinë elektrike, për herë ta parë që nga paslufta, në të kundërtën do të shkyçen nga rrjeti.

    Ata thanë se nuk do të pranojnë asesi një vendim të tillë, nëse i njëjti nuk u jepet edhe fqinjëve serbë që jetojnë vetëm disa metra më poshtë.

    Në mbledhjen që u mbajt në shkollën “Harun Beka” u krijua edhe një grup punues që do të dialogojë me institucionet qendrore për këtë çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!