×
  • Lajme
  • Ekonomi / Valuta e vetme euro

    BQK-ja del me sqarime shtesë mbi rregulloren për paratë e gatshme

    Reporteri
    02 Shkurt 2024 | 12:02
    Foto: REL

    Banka Qendrore e Kosovës (BQK), nisur nga reagimet e shumta në lidhje me Rregulloren e re mbi përdorimin e parave të gatshme në territorin e Kosovës, ku është bërë e qartë se valuta e vetme e lejuar në territorin e Kosovës është euro, dhe se dinari nuk është më i pranueshëm, ka dalë me disa sqarime shtesë, përcjell Reporteri.net. 

    dokumentin e publikuar nga ky institucion, janë përfshirë pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta mbi përdorimin e valutave tjera si mjet pagese, të cilat nuk janë euro.

    “Valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar te pagesave (SNP/KIPS) në Republikën e Kosovës është Euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”.

    “Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është autoriteti i vetëm monetar në Republikën e Kosovës që mund të vendosë për valutën e vlefshme për kryerjen e pagesave dhe denominimet përkatëse”.

    Ndalimi i qarkullimit të dinarit serb, BQK: Ka të bëjë me ruajtjen e integritetit të valutës Euro dhe sistemit financiar

    “Valutat tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor. Këmbimet valutore mund të kryhen në Republikën e Kosovës vetëm përmes institucioneve të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës që ofrojnë këtë shërbim, për te gjitha valutat pa përjashtim nga aspekti rregullativ”, ka njoftuar BQK-ja ndër të tjera.

    Banka Qendrore e Kosovës (BQK), prezantoi një rregullore që përcakton se valuta e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë është euroja.

    Vendimi i BQK-së që përjashton dinarin, Kurti: Vendimmarrja e institucioneve të pavarura s’mund të negociohet nga politikanët

    Vendimi i BQK-së ka nisur së zbatuari prej 1 shkurtit 2024, pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar për shtyrjen e tij. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është zotuar se do të sigurohet tranzicion i lehtësuar.

    Kosova nuk është pjesë e Eurozonës – të cilën e përbëjnë 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian – por e ka euron si valutë kryesore prej vitit 2002. Sipas Nenit 11 të Kushtetutës së Kosovës, “si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme”.

    Bashkësia ndërkombëtare është duke kërkuar nga Kosova që ta pezullojë zbatimin e rregullores së BQK-së, sipas së cilës, euroja duhet të shërbejë si valutë e vetme për pagesa.

    DASH: Kundërshtojmë planet aktuale të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin dinarit serb

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, dje pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar para mediave se e ka bërë të qartë edhe njëherë kërkesën e SHBA-së për shtyerjen e zbatimit të vendimit për përdorimin e vetëm të valutës euro dhe të largohet dinari, shkruan Reporteri.net.

    Hovenieri tha se me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, ekziston “rreziku për tensione”.

    “Dua ta përsëris çka kanë thënë Shtetet e Bashkuara, ne kemi shqetësime të thella dhe rezerva për zbatimin e saj para se ajo të jetë plotësisht e përgatitur. Mund ta them me siguri se ne e kundërshtojnë atë tani”, tha Hovenier./Reporteri.net/

    Hovenier i shkon Kurtit në zyre, i kërkon më shumë seriozitet për çështjen e dinarit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!