×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Çmimet e biletave të aeroplanit u ngritën për 1.8 për qind gjatë muajit korrik

    Reporteri
    11 Gusht 2021 | 18:47

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin korrik 2021, ku nga të dhënat ka dalë që çmimet e biletave të transportit ajror janë ngritur për 1.8 për qind.


    Sipas të dhënave të publikuara nga ASK-ja, ngritje të çmimeve ka pasur në përgjithësi në shumicën e produkteve.

    “Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.8% në muajin korrik 2021, krahasuar me muajin qershor 2021”, thuhet në komunikatën për medie të ASK-së.

    Sipas komunikatës, “Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.4%); qumësht, djathë dhe vezë (1.5%); pemë (1.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (0.9%); kafe, çaj dhe kakao (0.9%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.6%); pije alkoolike (2.5%); gaz (2.5%); blerje e automjeteve (0.6%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (7.1%)”, thuhet në komunikatë.

    Po ashtu, në komunikatë thuhet se janë rritur çmimet edhe të shërbimeve për transport (1.8%) – (ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror) dhe pushime të organizuara turistike (14.2%); shërbime hoteliere (0.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.0 për qind në IHÇK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!