×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Drejtori i Bujqësisë në Rahovec thirrje ministrit Peci: Ekzekuto pagesat për subvencione për fermerët

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 10:44

    Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi në Rahovec, Berat Duraku, i ka bërë thirrje ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, të ekzekuton pagesat për subvencione për vitin 2020 dhe të hapë thirrjen për aplikim për vitin 2021.


    Duraku përmes një postimi në Facebook i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë të publikojë edhe emrat e fermerëve përfitues të granteve në mënyrë që ata t’i implementojnë projektet, pasi thotë se janë shumë vonë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij pa ndërhyrje:

    Shume shume vone jemi!

    Minister presim veprime konkrete!

    Ekzekuto pagesat e subvencioneve per vitin 2020 dhe hape thirrjen per aplikim per vitin 2021 sepse jemi shume vone Minister!

    Poashtu publiko fermeret perfitues te granteve ne menyre qe te i implementojne projektet
    Shume shume vone jemi!

    Respekt Minister dhe te lutem mos i fshij komentet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!