×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Kurti: Rritja ekonomike për këtë vit të jetë 7.9%

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 17:11

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria do të miratojë një pako të re për ta ndihmuar ekonominë e vendin pas sfidës së përballjes me pandeminë e COVID-19.


    Në konferencë për media ai ka njoftuar se parashikimet janë që për vitin 2021 të ketë rritje ekonomike afër tetë për qind.

    “Aktiviteti ekonomik është rritur për 15 përqind. Projeksionet janë që rritja ekonomike për këtë vit të jetë 7.9 për qind, që është dukshëm më e lartë nga 5.2 përqind që parashihej në fillim të vitit”, është shprehur Kurti.

    “Kemi arritur që të kemi kursim të mjeteve duke anuluar kontrata të panevojshme dhe të dëmshme që arrijnë vlerë 100 milionë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!