×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Lansohet Vera e Kosovës në Suedi

    Reporteri
    13 Mars 2022 | 20:00

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm, përmes një programi të pasur, në praninë e shumë të ftuarve nga institucionet suedeze, bota e biznesit, mediet dhe përfaqësitë diplomatike, bëri Lansimin e Verës Kosovare për herë të parë në Suedi.

    Ambasadorja Shkëndije Geci Sherifi, pasi përshëndeti mysafirët, nuk kaloi pa e përmendur edhe luftën në Ukrainë, të shkaktuar nga agresioni rus, ndër të tjera, duke shtuar se, askush nuk mund të bashkëndjejë më shumë me popullin e Ukrainës, se sa ai i Kosovës, i cili në një të kaluar jo të largët, ka përjetuar terror të ngjashëm. Më pas ajo bëri një prezantim rreth mundësive për investime në Kosovë.

    Më pas ajo bëri një prezantim rreth mundësive për investime në Kosovë.

    Programi kulmoi me performancën fantastike të Trios muzikore përbërë nga Pia Ternström, Johanna Halvardsson, udhëhequr nga Rudina Hatipi. Ato performuan pjesë nga muzikali “Tri Verat” autore dhe tekstshkruese e të cilit është Rudina Hatipi, artiste teatrale me origjinë nga Kosova. E veçanta e kësaj performance muzikore-teatrale ishte se një pjesë e saj u këndua edhe në gjuhën shqipe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!