Përveç në shëndetin publik, pa dyshim pandemia ka ndikuar dukshëm edhe në rënien ekonomike në Kosovë, në mbylljen e mbi 10 mijë bizneseve dhe humbjen e mbi 50 mijë vendeve të punës.
Kështu është thënë sot në tryezën e organizuar nga Instituti për hulumtime sociale “Paragon” me temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës, sfidat si dhe pritshmërinë.
Fisnik Dukolli nga Instituti “Paragon” theksoi se në periudhën e pandemisë tash e një vit, ka pësuar cilësia në arsim, dhe tërë zinxhir ekonomik, me mbyllje të bizneseve dhe humbje të vendeve të punës.
“Pandemia edhe në vendin tonë nga ndikuar në rënien e ekonomisë. Nga kjo pandemi ka pësuar rënie cilësia në sektorin e arsimit. Pandemia ka prekur të gjithë grup moshat për tu manifestuar me mbyllje të bizneseve. Një punë e mirë që është bërë është miratimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike. Dhënia e pakove ka detyruar bizneset të rrisin numrin e funksionalizimit të punëtorëve”, tha ai.
Florian Aliu menagjer i projektit gjatë prezantimit të hulumtimit të këtij Instituti theksoi se pandemia në tregun e punës ka ndikuar që të humbin vendet e punës 50 mijë punëtorë, ndërsa po ashtu në këtë periudhë 10 mijë biznese janë mbyllur.
Sipas Aliut edhe 150 mijë punëtor ende kanë vështirësi në paga.
Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomisë së Kosovës, i cili tha se 64 përqind është rënia e të hyrave në gastronomi ose siç tha ai 20 milionë rënie të të hyrave në sektorin e gastronomisë.
Ai tha se 11 mijë punëtorë kanë humbur vendet e punës në gastronomisë.