Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka njoftuar të gjitha familjet përfituese të asistencës sociale se nga nesër do të pranojnë shumën e dyfishtë të asistencës sociale.
Ata do të marrin këtë pagesë deri në mars 2021.
“Të gjitha familjet përfituese të asistencës sociale nga nesër do të pranojnë shumën e dyfishtë të asistencës sociale, ashtu siç është marrë vendimi për muajt janar, shkurt, mars 2021”
Shkrimi i plotë:
Njoftim për familjet përfituese të asistencës sociale
Të gjitha familjet përfituese të asistencës sociale nga nesër do të pranojnë shumën e dyfishtë të asistencës sociale, ashtu siç është marrë vendimi për muajt janar, shkurt, mars 2021.
Për shkak të interesimit të shumë familjeve, përfitues të asistencës sociale, dua të njoftoj se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përcjellur listat e familjeve përfituese në Thesar, për të procesuar me tej për shpërndarje të pagesave që nga nesër nëpër të gjitha pikat postare në bazë të marrëveshjes së MPMS me Postën e Kosovës.Angazhimi ynë për t’iu dalur në ndihmë kategorive në nevojë nuk do të mungojë asnjëherë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.