Operatori i kompanisë ’’NewCo Ferronikeli Complex L.L.C” në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit organizon debat publik për Dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar.
Debati do të organizohet më datën 17.03.2021 në hapësirat e objektit të administratës së kompanisë NewCo Ferronikeli Complex L.L.C.
Njoftimi i plotë:
Njoftim publik nga NewCo Ferronikeli
Duke u bazuar në Nenin 57 të Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit Nr. 03/L-025, operatori i ’’NewCo Ferronikeli Complex L.L.C’’ , në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar
Njoftohet publiku i interesuar se më datë: 17.03.2021, në ora 11:00h, në hapësirat e objektit të administratës së kompanisë NewCo Ferronikeli Complex L.L.C, në rrugën ‘Besim Mala, nr. 227, Komuna e Gllogocit, do të organizohet debat publik nga operatori ’’NewCo Ferronikeli Complex L.L.C’’ Zgjerimi i deponisë së skories në hapësirat e minierës së Çikatovës – Zona Dushkaja 1, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.