×
  • Lajme
  • Ekonomi / Detaje

    Procedohen pagat me rritje të koeficentit 110 euro, Murati: Paga mesatare bruto në sektorin publik 780 euro

    Reporteri
    31 Janar 2024 | 20:30
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro.

    Ky koeficient ishte përcaktuar me Ligjin e Buxhetit për vitin 2024.

    “Kjo e bën pagën mesatare bruto 780 euro/muaj në sektorin publik”, ka thënë Murati.

    “Buxheti për paga në vitin 2023 ishte për 17% më i lartë sesa viti paraprak. Kurse sivjet shtohen edhe 5% tjera, duke u siguruar kështu që rritja në vazhdimësi të tejkalojë normën e inflacion, që për vitin 2022 ishte 11.6% ndërsa për vitin 2023 ishte 4.9%”, ka shkruar Murati në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!