Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se edhe Telekomi i Kosovës është në gjendje të vështirë.
Ai përmes një konference për media ka thënë se janë duke punuar për një zgjidhje për këtë kompani.
“Besoj që për disa ditë do të jem para jush që të tregoj një zgjidhje për Telekomin për të cilin jemi duke punuar. Edhe Telekomi është në gjendje të vështirë si kompanitë tjera, me nënshkrimin e kontratave të dëmshme për vite me radhë, e tash duhet të përballojmë dhe këtë situatë”, ka thënë Hoti.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se mund të ketë nivelizim të pagave për punëtorët e Telekomit të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.