Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një konferencë për media të mbajtur sot ka thënë se ka një përmirësim të gjendjes së bizneseve gjatë vitit 2021.
Gjatë konferencës ai ka përmendur që si problematik është mungesa e punëtorëve sidomos gjatë verës, e që sipas tij, shumë kompani po ankohen.
“Sot jemi për të prezantuar rezultatet e klimës e të bërit biznes. Anketa është realizuar gjatë periudhës janar-prill. Deri tani kemi një përmirësim të gjendjes së bizneseve në tre mujorin e vitit 2021 dhe kjo reflektohet në nivelin e bizneseve. Mbi 45% e bizneseve e vlerësojnë gjendjen e kënaqshme”, ka shtuar ai.
“Si problematik te bizneset është mungesa e punëtorëve dhe shumë kompani ankohen dhe nga një krizë e kërkesës mund të kalojmë në një krizë të ofertës. Ne kemi shumë qytetarë që nuk kanë një vend pune”, ka thënë Rukiqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.