×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Vetëvendosje e çon në Kuvend kërkesën për shkarkimin e Bordit të AKP-së

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 15:12

    Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë sot se në Komisionin për Ekonomi kanë rekomanduar mbylljen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ajo tha se në mbledhjen e Komisionit kanë kërkuar që të shkarkohet Bordi i kësaj ndërmarrje me qëllim që t’i hapet rrugë mbylljes së AKP-së dhe formimit të Fondit sovran.


    “Po e bëjmë publike se sot në Komisionin për Ekonomi, GP i LVV-së ka rekomanduar që mos të mbështetet raporti për miratim të punës të AKP-së dhe i kemi rekomanduar seancës plenare që të shkarkohet Bordi i AKP-së. Ky rekomandim është miratuar dhe tash i përcillet seancës së Kuvendit të Kosovës. Me këtë i kemi hapur rrugë qeverisë që të formohet një bord i ri që do të votohet në Kuvendin e Kosovës, e që çon në mbylljen e AKP-së dhe bartjen e mjeteve tek Fondi Sovran siç parashihet në programin e VV-së”, ka thënë ajo.

    Ndër të tjera Kusari-Lila tha se AKP-ja i ka shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës.

    “Ka pasur një performancën të dobët prej një ndërmarrje që ka pasur qëllim tjetër. Ka akumuluar në vazhdimësi kërkesa nga politike dhe i ka shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës”, ka thënë më tutje ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!