Ish-ministri i Punëve të Brendshme MPB, Ekrem Mustafa, që ishte në këtë detyrë deri në shkurt të këtij viti, ka folur lidhur me aksionin në Karaçvevë ku u rrënuan kazinot ilegale.
Mustafa ka thënë se ky aksion ka qenë i planifikuar më parë dhe sipas tij, ka qenë i suksesshëm.
“Aksioni ka qenë i planifikuar, fatmirësisht ka kaluar shumë mirë”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka treguar se ky aksion ka qenë i planifikuar në tetor ose nëntor të viti të kaluar.
“Ka filluar që një vit, ka qenë i planifikuar diku në tetor ose në nëntor”, është shprehur Mustafa për Front Online.
Ndër të tjera ish- ministri Ekrem Mustafa ka thënë se për të ky aksion ka kaluar me sukses pasi për të e rëndësishme është që asnjë polic nuk është lënduar.
“Për mua kanë qenë prioritet jetët e zyrtarëve policorë që të mos ketë humbje të jetëve të zyrtarëve policorë”, ka thënë ai.
Gjykata të hënë ka marrë vendim për 30 të arrestuar ku u ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë, nga ta 12 janë zyrtarë policorë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.