Disa mesazhe të kapura nga kamerat në Kuvendin e Kosovës, tregojnë Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian duke komunikuar me dikë me iniciale A.K. – iniciale të cilat korrespondojnë me ato të Albin Kurtit – rreth formimit të Qeverisë.
Aty mes tjerash ai shihet që ka shkruar se “4 vota Listës Serbe na votojnë Qeverinë” .
Po ashtu, pyet nëse Vetoni, me shumë gjasë Veton Berisha është propozuar për ministër, dhe merrr përgjigje se “JO”.
Tutje, ai thotë se “nuk kemi marrëveshje për nënkryetar të komuniteteve”.
Më pas, Krasniqi i shkruan dikujt tjetër, dhe i thotë “KM”, dhe i thotë se “KM” “nuk po më përgjigjet”.
VV-ja ende nuk ka propozuar as kandidatin për kryeparlamentar, i cili i takon me Kushtetutë të Kosovës.
Një ditë para seancës, PDK, LDK e AAK kanë lenë të kuptohet se nuk do të votojnë kandidatin e LVV-së për kryeparlamentar.
Nisma e Fatmir Limajt, që është përfolur për mundësinë e bashkëpunimin me VV-së, ka bërë me dije se nuk ka asnjë marrëveshje me partinë e Albin Kurtit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.