×
  • Lajme
  • Lajme

    Emini: Isa Mustafa nuk dihet a do të jetë gjallë në vitin 2021

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 8:50

    Donika Emini, drejtoreshë në CiviKos, ka komentuar përplasjet mes LDK-së dhe VV-së në përpjekje për të arritur marrëveshje për Qeverinë e re.


    Ajo në  Rubikon  ka thënë se fakti që Vetëvendosje e LDK-ja nuk merren vesh për një pozitë do të thotë se ato nuk e kanë seriozisht çkapjen e shtetit.

    Emini ndër të tjera ka thënë se nëse Isa Mustafa synon postin e Presidentit të Kosovës, problem mund të paraqesë gjendja e tij shëndetësore.

    “Po më vjen keq me dhanë këtë koment, por Isa Mustafa nuk dihet a do të jetë gjallë. Ka pasë probleme tepër të mëdha shëndetësore, është koment tepër banal por ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore për 18 muaj. Është shumë keq me e negociu këtë pozitë edhe personi sepse po dihet që Isa Mustafa do të jetë kandidat për kryeministër”, është shprehur ajo, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!