Qysh nga 11 prilli ka filluar aplikimi, me qëllim përfitimi nga pako emergjente.
E është një numër i madh i kompanive private të cilët kanë aplikuar për të punësuarit e tyre, shkruan IndeksOnline.
Ndonëse shumica e punëtorëve të kompanive private i kanë marrë të ardhurat që u takojnë, disa prej tyre janë ende në pritje.
Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline drejtori i ATK-së, Ilir Murtezi. .
Murtezi tha se këto vonesa janë bërë për shkak se afati i aplikimit për përfitimet nga pako emergjente të muajit prill është deri më datën 15 prill 2020.
“Jo, ende nuk kanë përfunduar, deri më datë 15.05.2020 është afati për aplikim. Komisioni është duke punuar intensivisht”, tha shkurt Murtezi.
Qeveria e Kosovës ka në fillim të pandemisë ka votuar pakon e Ministrit të Financave, Besnik Bislimit për t’iu dal në ndihmë bizneseve për dy muaj, prill dhe maj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.