×
  • Lajme
  • Lajme

    Endrit Shala i Nismës thotë se Kurti po u hakmerret politikisht

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 14:39

    Ish-Ministri i Tregtisë, Endrit Shala, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për anulimin e vendimit për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë. Këtë vendim, ai e ka quajtur hakmarrje politike.


    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Shala ka thënë se kjo qeveri nuk ka as plan dhe as as vizion për të ardhmen e vendit

    “Mbrëmë vonë qeveria e Kosovës, kjo qeveri e errësirës, e cila nuk ka as plan dhe as vizion për të ardhmen e vendit, në vend se të mendoj dhe të marrë masa që ta përkrah sektorin privat pas përhapjes së pandemisë së virusit COVID 19, kjo qeveri po merret me anulimin e vendimeve që ju dalin në krah pikërisht sektorit privat, zhvillimit ekonomik dhe thithjes së investitorëve të huaj, anulon projektin e ndërtimit të zonës ekonomike në Malishevë”, ka shkruar Shala.

    Sipas tij, ky vendim është hakmarrje politike për atë zonë dhe për më tepër është mbyllje e dyerve për investitorët nga diaspora.

    https://www.facebook.com/OfficialEndritShala/posts/1105706526457826

    “Prandaj, anulimi krejt i pabazuar i vendimeve që janë të orientuara për sektorin privat, për zhvillimin e një zone të Kosovës e cila i ka mbi 100 mijë banorë është dashakeq, është hakmarrje politike për atë zonë dhe për më tepër është mbyllje e dyerve për investitorët nga diaspora dhe investitorë tjerë të huaj”, ka shkruar Shala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!