Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ende nuk është opsion real futja në Qeveri e PDK’së.
“Si parti nuk kemi dilemë që a të jemi në qeveri apo jo. Deri më tash nuk është diskutuar në strukturat e partisë. Dhe asnjëherë unë me ndonjërin prej zyrtarëve të lartë nuk e kemi diskutuar. Nuk ka qenë temë deri më tash”, ka thënë ai.
“Perceptimi se Gjykata Speciale mund të veprojë ka shtuar presionin mbi ne. Kjo deklarata e Gjykatës Speciale ka krijuar një presupozim se për shkak të kësaj Gjykate nuk do të marrim ndonjë vendim. Së dyti, sjellja jon politike ka qenë tipike prej vitit 2004-2007. PDK nuk eshte kunder shtetit, por ben opozite konstruktive. Nuk futemi ne Qeveeri per ti bere numrat”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.