Kuvendi i Kosovës me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Hoxhaj është i zgjedhuri i PDK-së për nënkryetar të Kuvendit, pas zgjedhjes së Bedri Hamzës kryetar i Mitrovicës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar sot për zëvendësimin e dy deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Kjo pasi dy deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dolën fitues të dy komunave në zgjedhjet lokale të 14 nëntorit.
Kështu Rashit Qalaj do të jetë deputet në vend të Bedri Hamzës që u zgjodh kryetar i Mitrovicës dhe Isak Shabani do të jetë deputet në vend të Fadil Nurës që u zgjodh kryetar i Skenderajt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.