×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    “Erdh e më puthi në dy faqet”, nëna Zarife Morina tregon si u çmall me djalin dëshmor në ëndërr

    Reporteri
    10 Gusht 2024 | 13:50

    Zarife Morina, nëna e dëshmorit Gëzim Morina ka ndarë më shikuesit e emsionit DPT te Fidani një rrëfim tejet emocionues. Ajo ka treguar se si një natë iu shfaq i biri në ëndërr dhe e puthi në faqe.

    “Nuk kajë kurrë veç bi në shahadet. O pasha dy dritat e syve veç jam ra në sallon se pak udha e largt veç kur ka ardhë dy faqet mi ka puthë dhe folëm sikur me qenë i gjallë, i veshtë ushtar.”, ka treguar ajo mes lotësh.

    Ndonëse e ka humbur të birin në luftë, nënë Zarifja e cila tash është 76 vjecare thotë se është shumë e lumtur që e ka arritur ta shohë Kosovën e lirë.

    “Me zemër jam e kënaqne që i shoh rininë në Kosovën e lirë. Cka me ba ata janë shku për vend të vetë, e kanë fitu lirinë e lum që kanë shku për vend të vet.”, tha ajo.

    Nënë Zarifja ka treguar se nuk e ka parë të birin katër vite para se të binte dëshmor, sepse ai ishte kthzer në luftë nga Gjermania.

    Ai e kishte telefonuar nënën pas rënies së familjes Jashari dhe i kishte treguar se po kthehej në luftë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!